TË JETOSH ME KANCER TË MUSHKËRIVE: CILËSIA E JETËS DHE NEVOJAT PËR MBËSHTETJE
Përvoja të raportuara nga pacientët dhe personat e tyre të afërt në të gjithë Evropën

Mirë se vini dhe ju falënderojmë për interesimin tuaj.

Duke marrë pjesë në këtë anketë, po ndihmoni Lung Cancer Europe të kuptojë më mirë nevojat e komunitetit të prekur nga kanceri i mushkërive.

OBJEKTIVI:
Objektivi i kësaj ankete është të shqyrtojë cilësinë e jetës së personave të prekur nga kanceri i mushkërive dhe ndikimin e sëmundjes në jetën e tyre të përditshme, si edhe nevojat e tyre specifike për kujdes dhe mbështetje gjatë gjithë ecurisë së sëmundjes.

Cilësia e jetës i referohet mënyrës se si një person e percepton mirëqenien e tij të përgjithshme dhe jetën e përditshme. Ajo përfshin shëndetin fizik, mirëqenien emocionale, marrëdhëniet, aftësinë për të kryer aktivitetet e përditshme dhe pjesëmarrjen në jetën profesionale, shoqërore dhe familjare. Pjesëmarrja juaj do të ndihmojë në identifikimin e përparësive dhe nevojave për mbështetje, për të nxjerrë në pah mundësitë për përmirësimin e sistemeve të kujdesit dhe mbështetjes.

PJESËMARRËSIT NË ANKETË:
  • Kjo anketë është e hapur për të rriturit (18 vjeç e lart) të diagnostikuar me kancer të mushkërive dhe për të rriturit në Evropë që mbështesin ose kanë mbështetur dikë me këtë sëmundje (duke përjashtuar profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe personat që ofrojnë mbështetje me pagesë).
  • Pjesëmarrja juaj në këtë anketë është anonime dhe do t'ju marrë afërsisht 15 minuta. Nuk do t'ju kërkohet emri ose ndonjë informacion identifikues dhe nuk do të mund të identifikoheni nga rezultatet. Në këtë anketë nuk ka përgjigje të drejta ose të gabuara dhe jeni të lirë të zgjidhni pyetjet të cilave dëshironi t'u përgjigjeni. Megjithatë, ju inkurajojmë ta plotësoni të gjithë pyetësorin, në mënyrë që të kemi një pamje të plotë të përvojës suaj.
  • Nëse jeni ose keni qenë person që kujdeset për dikë (anëtar i familjes, mik ose i afërm — jo profesionist i kujdesit shëndetësor ose person në një rol mbështetës me pagesë), ju lutemi përgjigjuni anketës bazuar në përvojat dhe mendimet tuaja, dhe jo në emër të personit tuaj të afërt që është diagnostikuar me kancer të mushkërive.
RRETH LUNG CANCER EUROPE:
Ky projekt udhëhiqet nga Lung Cancer Europe. Kjo është një organizatë ombrellë jofitimprurëse që përfaqëson zërin e evropianëve të prekur nga ose në rrezik për kancer të mushkërive. Aktualisht, Lung Cancer Europe përfaqëson 48 anëtarë që punojnë së bashku për komunitetin e kancerit të mushkërive në 28 vende. Raporti do të jetë me qasje të hapur dhe do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të Lung Cancer Europe në mars 2027: www.lungcancereurope.eu.

MBROJTJA E TË DHËNAVE DHE PRIVATËSIA
Lung Cancer Europe po zhvillon këtë anketë me mbështetjen e Fundación MÁS QUE IDEAS, e cila administron anketën përmes SurveyMonkey. Përgjigjet tuaja do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe do të përdoren për qëllimet e këtij kërkimi, duke përfshirë analizën dhe raportimin përkatës. Kjo mund të përfshijë përdorimin e mjeteve të mbështetura nga inteligjenca artificiale (IA) për të ndihmuar analizën. Rezultatet do të raportohen në mënyrë që pjesëmarrësit individualë të mos mund të identifikohen.

Informacioni i mbledhur përmes kësaj ankete do të përpunohet në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm për mbrojtjen e të dhënave, duke përfshirë Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR). Mund të gjeni më shumë informacion rreth mënyrës se si të dhënat tuaja mblidhen, përdoren dhe mbrohen në Politikën e Privatësisë të Lung Cancer Europe dhe Politikën e Privatësisë të MÁS QUE IDEAS.

Ju inkurajojmë të na kontaktoni nëse keni pyetje ose komente. Ju falënderojmë për bashkëpunimin.

Lung Cancer Europe
info@lungcancereurope.eu - www.lungcancereurope.eu
1.Konfirmoj se jam 18 vjeç ose më shumë, se kam lexuar informacionin e mësipërm dhe se jap shprehimisht pëlqimin tim për të marrë pjesë në këtë anketë dhe për përpunimin e informacionit që jap, duke përfshirë informacionin që lidhet me shëndetin, për qëllimet e përshkruara më sipër.(Kërkohet.)
2.Nëse pranoni të merrni pjesë në këtë anketë:

A jeni person që jeton me kancer të mushkërive apo person që kujdeset ose është kujdesur për dikë me këtë sëmundje?
(Kërkohet.)